Gjermania do të rikthehet në krye të renditjes së kombëtareve, e cila do të publikohet zyrtarisht me përditësimet më të fundit në sajtin e FIFA-s më 14 shtator.

Kampionët e botës këto ditë mposhtën Republikën Çeke dhe Norvegjinë në kualifikueset e Botërorit të Rusisë, teksa Brazili, tashmë ish-kryesues, mposhti Ekuadorin dhe u ndal në barazim 1-1 në Kolumbi.

Argjentina nuk arriti të fitojë asnjërën prej dy ndeshjeve të saj, duke rënë nga vendi i tretë në të katërtin. Kjo është hera e parë në tre vitet e fundit, që Lionel Messi me shokë nuk e shohin veten në podium.

Portugalia, kampione e Evropës në fuqi, do të kalojë në vendin e tretë, pozicioni më i mirë që ka pasur ndonjëherë (për herë të fundit e ka arritur në vitin 2014), ndërsa Belgjika gjithashtu do të ngjitet (nga vendi i nëntë në të pestin).

Renditja e 10 vendeve të para

1. Gjermani

2. Brazil

3. Portugali

4. Argjentinë

5. Belgjikë

6. Poloni

7. Zvicër

8. Francë

9. Kili

10. Kolumbi