Kompania e njohur franceze, Renault, përmes publikimit të një videoje të shkurtër paralajmëron se javën e ardhshme në panairin e veturave në Frankfurt zyrtarisht do të prezantojë konceptin e ri.
Koncepti i ri quhet Renault Symbioz, i cili është një vizion i veturave të së ardhmes, transmeton Koha.net. Koncepti i ri vjen me rrotat e mëdha.
Tani për tani nuk janë zbuluar shumë detaje, por dihet se koncepti Symbioz paralajmëron teknologjitë e Renaultit që kanë të bëjnë me veturat autonome, elektrike, etj.
Koncepti Renault Symbioz është i dizajnuar në atë mënyrë që të shpreh vizionin e kësaj marke franceze për vitet e ardhshme.
Emri i konceptit të ri thuhet se rrjedhe nga fjala “sumbiosis”, një fjalë e lashtë greke që nënkupton “të jetuarit së bashku”.
Gjithashtu, raportohet se Renault Symbioz do të “funksionojë në mënyrë harmonike dhe në ndërveprim me infrastrukturën e saj rrugore dhe mënyrën digjitale të jetës së pasagjerëve të saj”.