Ish-kryeministri Sali Berisha, në faqen e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me raportin  e “Pew Research”,  ku Shqipëria renditej e ndër të parat në kërkesat për azil.

Berisha ka publikuar raportin, dhe shkruan se ky është  një rekord tjetër i zi për Shqipërinë, teksa shton se shqiptarët renditen më të padëshiruarit në Evropë dhe kjo për shkak të kriminalitetit.

Statusi i plotë

Nje rekord tjeter i zi per Shqiperine e Norieges!

Shqiptaret me te padeshirueshmit ne Europe nga te gjithe azilkerkuesit e botes!
Te dashur miq, organizata prestigjoze amerikane e studimit te opinioneve “Peë Global”, ne studimin e saj ka gjetur se midis te gjithe azilkerkuesve nga mbare bota, shqiptaret renditeshin te paret si me te padeshirueshmit ne vendet e Europes. Shkaku themelor eshte rritja dy vitet e fundit e kriminalitetit shqiptar deri ne 7 here si ne Hollande dhe vende te tjera.

Kjo eshte vepra dhe rekordi i fundit i Norieges dhe narkoshtetit te tij! sb

Shqiptarët, më të padëshiruarit në vendet evropiane
09:47, 23/09/2017

Më shumë se 1.1 milion njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë nëse aplikimi i tyre do të pranohet. Një sondazh i kompanisë amerikane “Peë Research”, thekson se aplikantët nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve me nivelin më të lartë të përgjigjeve të pakthyera.
Kështu rreth 89% e aplikantëve shqiptarë ose 75 mijë nga 80 mijë që kanë aplikuar midis 2015 dhe 2016 janë duke pritur të njohin statusin e tyre në Europë në fund të vitit 2016. Këtë e përforcon edhe fakti se në vend të dytë renditet aplikantët nga Kosova ku nga 65 mijë aplikimie 50 mijë janë ende në pritje të një përgjigje.
Më pas renditen vende si Aganistani, Irani, Serbia, Rusia. Fqinjët tanë serbët kanë dorëzuar 200 mijë kërkesa për azil, 50 mijë nga të cilat kanë marrë një përgjigje. “Peë Research” vlerëson se rreth 100,000 njerëz, të cilëve u është refuzuar kërkesa, kanë ikur diku në Evropë ku jetojnë në mënyrë të paligjshme.
Së fundmi autoriteteve shqiptare u është përcjellë shqetësimi nga disa vende europiane për të frenuar fluksin e azilkërkuesve që mbetet ende i lartë. Edhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn e bëri të qartë gjatë takimit rajonal të kryeministrave të rajonit që u mbajt në Durrës se shqiptarët nuk duhet as ta mendojnë azilin.

Për azilkërkuesit nga disa vende, pjesa që është duke pritur përgjigjen është shumë më e lartë se ajo që është miratuar, sipas vlerësimeve të reja. Peë konsideron se kjo është vala më e madhe e azilkërkuesve që ka përjetuar kontinenti që nga Lufta e Dytë Botërore.