Nga Nisma për reforma në OBRM-PDUKM e vlerësuan si shenjë pozitive përmbajtjen e fjalimit të kryetarit të partisë, Nikolla Gruevski gjatë Konventës së partisë për promovimin e kandidatëve për kryetarë komune, ku ai prezantoi një lloj vizioni të tij për atë se nga duhet të lëvizë partia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se Gruevski, fjalë për fjale ka kopjuar idetë e prezantuara nga ana e Nismës për reforma në OBRM-PDUKM, deklaratat e saja, e në veçanti deklaratën OBRM-PDUKM evropiane për Maqedoni evropiane.

“Është shenjë e mirë që më në fund Nikolla Gruevski pranoi se në parti janë të nevojshme reforma thelbësore dhe e dalloi vizionin e qartë të Nismës për reforma, por themi se ai nuk ka besueshmëri as në parti, as në opinionin publik për të realizuar këta reforma”, thonë nga Reformistët e OBRM-PDUKM-së.

Nga Nisma për reforma në OBRM-PDUKM theksuan se reforma në parti do të ketë, por pa figurën e Nikolla Gruevskit.