Më shumë se një vit pas përfundimit të valës së emigrantëve, Maqedonisë po i ndodh një valë e referendumit kundër strehimit të refugjatëve. Shtatë këshilla komunale vendosën që banorët lokal të deklarohen, për ose kundër ndërtimit të vendbanimeve për emigrantët, në territorin e tyre. Tendenca është që këto referendume të mbahen më 15 tetor, në ditën e zgjedhjeve lokale. Sipas drejtorit ekzekutiv të Organizatës Joqeveritare “Eurothink ” Ljupço Petkovski, referendumet janë vetëm një mbulesë për të mobilizuar anëtarët e VMRO-DPMNE-s në zgjedhje.

Ata po humbasin në terren dhe qytetarët më nuk i njohin si dikush që mund ti zgjidh problemet e tyre. Prandaj trillojnë çështje të reja, që është një lajm i rremë. E bëjnë në mënyrë absolutisht të pafytyrë, gjë që nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë. Luhet me frikën e njerëzve, nxiten këto shqetësime, duke bërë një histori, por përshtypja ime është se ajo nuk do të ketë sukses- tha Ljupco Petkovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”.

Petkovski tha se këto nisma do të nxisin kundër efekt, duke pasur parasysh se qytetarët kanë shumë probleme të tjera reale në vend. Jasmin Rexhepi, një prej aktivistëve që ishte më prezent në mesin e refugjatëve, beson se ky është një keqpërdorim i çështjes së emigrantëve, për përfitime politike.

Edhe nëse shteti ndërton apartamente të tilla, nuk ka njerëz të cilët do të jetonin në ta, thotë Rexhepi.

Nga më shumë se një milion refugjatë, rreth tre familje ose nëntë persona kanë mbetur në Maqedoni që presin një zgjidhje për statusin e azilit. Kjo do të thotë se Maqedonia në asnjë mënyrë nuk paraqet vend të synuar për refugjatët. Cilido vend tjetër, në veçanti Bashkimi Evropian nuk mund tia imponojë me forcë Maqedonisë që ti mbajë refugjatët në territorin e saj- tha Jasmin Rexhepi, Legis.

Vendimi për referendum në lidhje me këtë çështje tani për tani është miratuar në Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Manastir dhe komunat e Shkupit, Aerodrom, Karposh dhe Gazi Babë. Në KSHZ nuk ka arritur ende asnjë nga këto vendime, që është kusht që komisioni të fillojë me organizimin e referendumit. Nga Qeveria disa herë kanë theksuar vazhdimisht se nuk kanë asnjë plan për të ndërtuar vendbanime për emigrantët në Maqedoni./alsat-m