Reese Witherspoon dhe Jimmy Fallon kanë “përfituar” substanca të ndryshme të hedhura mbi kokat e tyre përmes lojës “Heads Cooler” në emisionin The Tonight Show.

Të dytë e kishin për detyrë që t’u përgjigjeshin pyetjeve të rastësishme në lidhje me futbollin. Në momentin kur përgjigjet ishin të sakta, shpëtonin, por në të kundërtën mbuloheshin me substanca të ndryshme ushqimore.

Reese ishte me fat, meqë shpëtoi vetëm me një kovë të mbushur me kokoshka. Ai që pësoi vërtetë keq gjatë kësaj loje ishte prezantuesi i emisionit Jimmy Fallon.