Sergio Ramos nuk po brengoset për startin e keq të Real Madridit

Real Madrid e ka nisur shumë keq sezonin 2017/2018. Los Blancos mbrëmë janë mposhtur në shtëpi nga Real Betis me rezultat 0:1.

Pas kësaj humbjeje, Real Madridi gjenden në vendin e shtatë në renditjen tabelore me 8 pikë të tubuara.

Kampioni i Spanjës dhe Evropës është 7 më pak larg Barcelonës, e cila është e para në tabelë. Por, për Sergio Ramosni kjo nuk paraqet problem.

“Nuk është shumë diferencë e madhe të jesh 7 pikë larg Barcelonës”, ka deklaruar kapiteni i Real Madridit.