Benzema, Kovacic, Vallejo dhe Theo do të mungojnë kundër Real Betis.

Pas Mateo Kovacic, Karim Benzema e Jesus Vallejo, është lënduar edhe Theo Hernandez.

Mbrojtësi i majtë u lëndua në sfidën kundër Real Sociedad, të cilën Real Madridi e fitoi 3:1.

19 vjeçari lëndoi shpatullën dhe nuk është paraqitur sot në stërvitje të “Los Blancos”, ndërsa munguan edhe Kovacic, Benzema e Vallejo.

Kështu, katër lojtarët e lartpërmendur nuk janë të gatshëm për ndeshjen kundër Betisit që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.