Një skenë jo e zakonshme është parë në ndeshjen e mbrëmshme Real Madrid-Betis

Real Madrid u mposht nga Betisi 0:1 në Santiago Bernabeu, për të mos fituar për të tretën ndeshje radhazi në shtëpi.

 Gjatë kësaj ndeshjeje u pa një episod shumë i veçantë, pasi Reali në fushë deshi të luante me 12 lojtarë.

Kjo ndodhi gjatë zëvendësimit të Marcelos së lënduar, ku në vend që të inkuadrohej vetëm Lucas Vazquez, në lojë hyri edhe sulmuesi Borja Mayoral.

Gjyqtari Mateo Lahoz kërkoi largimin e një lojtari nga fusha dhe Zidane u detyrua që të largonte kroatin Luka Modric.

12 lojtarët në fushë ndaj Betis ishin: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Casemiro, Kroos, Bale, Cristiano, Asensio, Lucas Vazquez, Mayoral dhe Modric.