Pesë pikë në tri javët e para të kampionatit janë shumë pak për një skuadër që pritshmëritë i ka shumë herë më lartë.

Reali i Madridit është ndalur dy herë në barazim në këtë start të La Ligas dhe ajo që duket se shqetëson më shumë trajnerin Zidane është fakti se skuadra nuk është se nuk krijon raste, por mungon finalizimi i tyre.

Mediat spanjolle shkruajnë se francezi është penduar në lidhje me merkaton verore, sidomos me largimin e Alvaro Moratës, që la Madridin për Chelsean.

Situata bëhet akoma më alarmante nga dëmtimi i Lucas Vasquez e Asensios, dhe me Gareth Bale që nuk bind. Për këtë, siç raportojnë në Spanjë, Zizu u ka kërkuar drejtuesve që të vihen në kërkim të një lojtari me karakteristikat e Alvaro Moratës dhe t’ja vendosin atij në dispozicion në merkaton e janarit.