Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Levantes
Kampioni i Spanjës, Real Madrid ka zhgënjyer sërish. Los Blancos, pas barazimit me Valencian, sërish nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Levantes 1:1.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët, në minutën e dymbëdhjetë, me golin e Ivi Lopez, shkruan Express.
Kurse, Lucas Vazquez ka barazuar rezultatin në 1:1, në minutën e 36-të, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.
Real Madrid ka vetëm pesë pikë të tubuara nga tri ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga.