Pas tërheqjes së qeverisë nga dy nismat me të debatuara që kanë të bëjnë me ligjin e mbetjeve dhe atë të rishikimit të dhënies së medaljeve dhe dekoratave ka reaguar edhe PD.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një status në Facebook shkruan se shqiptarët e kanë në dorë vetë tashmë që ta pranojnë apo jo nismën për ligjin e mbetjeve.

“Presioni popullor dhe reagimi masiv e struku në mbrojtje taktike qeverinë, duke lajmëruar se është tërhequr përkohësisht nga tradhëtia kombëtare për të helmuar Shqipërinë!! Kjo është vetëm lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik, asgje ska ndryshuar! Shqiptarët mund dhe duhet të vendosin vetë për fatin e tyre jo një grup njerëzish që po sillen si pushtues”, shkruan deputeti i PD-se.