Koalicioni Aleanca për shqiptarët i përbërë nga RDK dhe UNITETI për gati një muaj kanë përgatit kandidatin absolut fitues për Komunën e Çairit z. Suad Ibrahimi, që është djali i axhës së deputetit Zeqirja Ibrahimi.
“Kjo kanditaturë e Suad Ibrahimit do të sillte një menaxhim tërrësisht të ri për Komunën e Çairit, por përderisa Lëvizja Besa, mbrëmë vonë vendosi që për së dyti të ndryshoj kandidatin, dhe e nxorri për kandidat z. Zeqirja Ibrahimi, me qëllim që mos të shkaktojmë konflikt dhe përçarje familjare, koalicioni RDK dhe UNITETI e tërheqin kandidatin për Komunën e Çairit, z. Suad Ibrahimi, dhe tani ky koalicion do të garroj me kandidaturë tjetër”, thuhet në kumtesë.