Ramush Haradinaj nuk do të ketë të drejtë që të shkarkojë ministrat apo zëvendësministrat që janë emëruar nga Aleanca Kosova e Re, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje sot në mbrëmje

Në marrvëeshjen mes tyre, përfshihen disa pika, mes tyre edhe harmonizimi i menjëhershëm i Programit Qeverisës 2017-2021, shkruan Arbresh.info.

 “Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, thuhet në Pikën 5 të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it.

Kjo pikë e marrëveshjes thekson faktin se Presidenti i AKR-së do ketë fuqi ekzekutive në të gjitha ministritë që udhëhiqen nga partia e tij.

Behgjet Pacolli do të ketë ekskluzivitetin që t’i shkarkojë kurdo që dëshiron këta ministra.