Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u përgatitur për të nisur vazhdimin e seancës konstitutive.
Edhe pse vazhdimi ishte paraparë në ora 11:00, deputetët e PAN-it nuk u paraqitën në seancë, shkruan Periskopi.
Megjithatë, tashmë kanë filluar të mblidhen edhe deputetët e PAN-it dhe në ora 14:00 pritet të nis seanca.
Në hapësirën e sallës janë parë duke biseduar deputeti, tash i pavarur, Korab Sejdiu me kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.
Sejdiu dha dorëheqjen sot në orët e hershme të mëngjesit nga AKR-ja, pasi kjo e fundit u fut në koalicion me PAN-in.