Emel Ramkovska foli për atë që ajo kaloi, ndërsa ishte në burg, në intervistë për Tv Telma sonte. Ajo tha se përfundoi në burg, sepse ajo ishte vajza e Velija Ramkovskit.

“Përfundova në Idrizovë për shkak se isha vajza e Velijës. Duhet të qëndroja në Idrizovë për ta thyer Velijën. Ndërsa isha atje gjatë gjithë kohës ka pasur provokime, tortura psikologjike. Gjithçka në një distancë të largët, të vazhdueshme, që të presësh çfarë mund të të ndodh më pastaj”, tha Ramkovska.

Tha se kaloi dy vjet e gjysmë në paraburgim në Shutkë, ku nuk kishte të drejtë t’i shihte fëmijët. Ajo mori fundjavën e saj të parë pas katër vjet e gjysmë burg. Fundjava e ardhshme që i ka takuar nuk ja kanë dhënë pa bërë asnjë shpjegim.
Avokatët e saj kanë kërkuar që paraburgimi të zëvendësohet me një arrest shtëpiak, pasi ka tre fëmijë të mitur. Por Gjykata gjithmonë ka refuzuar atë.

“27 herë ma kanë vazhduar paraburgimin me fjalinë që është e parëndësishme që kam fëmijë të vegjël”, tha Ramkovska.
Ajo tha se kënaqësia e saj personale nuk do të ishte përgjegjësi e qeverisë së mëparshme për t’u përgjigjur, por kjo është e rëndësishme për mesazhin që do t’i dërgohet komunitetit.

Ajo kërkoi të rihapet rasti i televizionit A1 që sipas saj u mbyllë padrejtësisht.