Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se çfarë i mbeti pishman gjatë qeverisjes 4-vjeçare në mandatin e parë.

I ftuar në “Përballë” me gazetarin Lutfi Dervishi, Rama tha se një ndër gjërat për të cilat e kthen kokën pas dhe që do të donte të ishte bërë më shumë, është lufta ndaj korrupsionit, si dhe nepotizmi në administratë.

“…Që nuk luftuam sa duhet korrupsionin, që nuk reformuam shtetin së brendshmi aq sa do duhej, dhe që nuk prekëm dot sferat e influencës së partive në administratë”, u shpreh kreu i qeverisë që fitoi një mandat të dytë më 25 qershor 2017.