Nëse do të kenë performancë të dobët, ministrat e kabinetit “Rama 2” do të shkarkohen.

Kryeministri Kryeministri Edi Rama tha sot në një intervistë për emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit se ministrat e qeverisë së re do të vlerësohen në bazë të performancave. Sipas Ramës duhet të fokusohen te përmbushja e objektivave të vendosura më herët.

“Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të caktuar objektiva konkretë për çdo ministri, për t’ kalendarizuar, proceset për arritjen e këtyre objektivave dhe mbi bazën e këtij kalendarizimi ne po hartojmë për herë të parë besoj në historinë e qeverisjes të gjithë këtyre viteve, kontratat e perfomancës për çdo ministër dhe pastaj do të zbresim edhe për çdo zv.ministër dhe për çdo drejtues në sektorë të caktuar. Mbi bazën e këtyre kontratave të performancës të cilat janë kontrata të matshme, do të gjykohet edhe puna e çdo ministri, e çdo zëvendësministri dhe çdo drejtuesi në sektorë apo agjenci të caktuara që do të ketë objektiva konkretë dhe një kalendar pune të përcaktuar”, tha Rama.