Ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi sot është bërë numri 3 i Shqipërisë dhe sigurisht që kjo ishte një zgjedhje që ka sjellë reagime të shumta.

Por reagimet dhe rrjedhja e votave nga opozita e djathtë duket se kanë detyruar kryeministrin që të krijojë një situatë, ngjarje, që njerëzit të mos merren me zhvillimet politike, por me të.

E pikërisht këtë ngjarje Rama e ka ndërtuar në rrugën që të çon për në Surrel, në vendin ku ka edhe banesën e tij. Rreth orës 22:00 një numër i madh i forcave speciale janë dislokuar në zonën e Shkozës, në mes të rrugës ku duhet të kalojë kryeministri.

Makina të blinduara dhe policë me maska përveç se kanë kontrolluar mjetet që kalonin, kanë sjellë panik tek popullsia duke tërhequr edhe vëmendjen.

Kjo duket që më së shumti ka të ngjarë të jetë një ngjarje e sajuar për të spostuar vëmendjen nga rikthimi i ikonës së policisë sekrete të diktaturës së fillim viteve ‘90 në krye të Kuvendit dhe trafikimit që i bëri mandateve të opozitës duke blerë dy prej tyre që në seancën e parë.