Agjenti i futbollit, Mino Raiola, ka sulmuar me deklarata AC Milanin. Raiola dhe drejtuesit e Milanit, edhe pse në të shkuarën palët kanë realizuar në bashkëpunim disa transferime të mëdha që janë përkthyer në kontrata prej miliona eurosh, duket se tani gjërat nuk janë aq të mira.

Gjatë një interviste për “Domenica Sportiva”, agjenti Raiola i kthehet çështjes Gigio Donnarumma që ishte shumë pranë largimit nga kuqezinjtë, edhe pse në fund erdhi edhe firma që konfirmon qëndrimin e portierit 18 vjeçar në San Siro. “Për sa i përket Fassones e Mirabellit mund të them se nuk kam asgjë personale me ta ,thjesht unë nuk besoj tek projekti i tyre”, ka thënë Raiola.