Qytetarët do ta dënojnë qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së në nivel lokal dhe do të japin mbështetje për kandidatët e LSDM-së

Gjykimet dhe akuzat e ngritura kundër disa kryetarëve nga VMRO-DPMNE tregojnë se qeverisja kriminale, shkatërruese dhe korruptive e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit në qendër, ishte kopjuar me sukses edhe në nivel lokal.
LSDM, që është favorite kryesore në zgjedhjet e ardhshme lokale, paraqet ofertë të ndershme të kandidatëve që janë profesionistë të dëshmuar në drejtimet e tyre, personalitete që kanë përkrahje të madhe nga opinioni dhe që janë të gatshëm të punojnë në interes të qytetarëve dhe komunave.
Për kundër qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së, qytetarët i shohin vlerat e reja dhe politikat e LSDM-së që sjellin përparim ekonomik, institucione të hapura, shoqëri të përbashkët dhe drejtësi për të gjithë. Për atë në zgjedhjet lokale të ardhshme, qytetarët do ta dënojnë qeverisjen kriminale dhe shkatërruese të VMRO-DPMNE-së dhe do ti japin mbështetje ofertës së ndershme të LSDM-se dhe kryetarëve të ardhshëm të komunave të cilët do të punojnë më nder, me përgjegjsi dhe në interes të qytetarëve.