Qeveria spanjolle kërkon nga Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë ligjin për referendum, për të cilin qeveria separatiste në Katalonjë shpreson se do të kalojë në votim, deklaroi sot zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraja Saenz de Santamaria.

Ajo theksoi se kryeministri, Mariano Rahoj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta kundërshtojë ligjin, me të cilin do t’i mundësohej Katalonjës të shpallë referendum për pavarësi më 1 tetor duke marrë parasysh atë se Ligji është në kundërshtim me aktvendimet paraprake.

“Kjo që ndodh në Parlamentin e Katalonjës me të vërtetë është turp”, theksoi Santamaria.

Ligjdhënësit në Katalonjë do të duhej sot të votojnë ligj, i cili do të miratohet në referendum dhe kështu juridikisht ta legalizojnë shtetin e pavarur. Ligji me siguri do të miratohet, sepse partitë të cilat mbështesin pavarësi kanë shumicë në Parlamentin e Katalonjës.

Katalonja është krahinë më e pasur spanjolle me 7,5 milionë banorë, gjuhë dhe tradita personale, ndërsa merr pjesë me një të pestën në ekonominë e Spanjës.