Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë të mbajtur, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Shkarkimi i komisionit u bë pa asnjë votë kundër dhe me vetëm dy abstenime.

Haradinaj ka caktuar profesorin Shpejtim Bulliqi që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

“Kosova ka ngec me këtë temë. Kjo ka mbet pezull pa e marrë një vendim të caktum. Kjo ndërlidhet edhe me liberalizim të vizave. Kemi edhe plot arsye shtesë pse nuk mundemi me ngecë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kundërshtuar nga fillimi Demarkacionin me Malin e Zi, duke pretenduar se Kosova po humb territor, dhe rishikimi i saj ka qenë një nga premtimet e para të kryeministrit të ri, para se të marrë detyrën.