Cilat janë dallimet drastike në mës të Qeverisë Rama 2 dhe Haradinaj 2 – Qeveria Rama 2 me 1 zëvendëskryeministër dhe 13 ministri – Qeveria Haradinaj 2 me 5 Zëvendëskryeministra dhe 22 ministri!
Janë zgjedhur përafërisht në të njëjtën kohë, madje janë “akredituar” brend dy ditësh të muajit shtator, por kanë dallime të mëdha në mes tyre, jo vetëm për nga buxheti por edhe për nga përbërja, shkruan Botapress.
Ja dalimet
Buxheti
Qeveria Rama 2 e Shqipërisë ka një buxhet prej 3.3 miliardë euro.
Qeveria Haradinaj e Kosovës ka një buxhet prej rreth 2 miliardë eurosh.
Hapësira gjeografike – Popullësia
Shqipëria ka një shtrirje gjeografike prej 28 748 km2.
Kosova ka 10.887 km2 (sipas shënimeve para Demarkimit të kufijve të Kosovës)
Përberja qeveritare
Qeveria e Shqipërisë është e përbërë vetëm prej një partie politike, të Partisë Socialiste
Qeveria e Kosovës ëshë në përbërje prej më shumë se 26 partive politike
Struktura
Qeveria e Shqipërisë është 2 herë më të vogël se sa ajo e Kosovës. Kështu Qeveria Rama 2 ka vetëm:
1 Zëvendëskryeministër dhe
13 Ministri
Qeveria e Kosovës ka
5 Zëvendëskryeministra dhe
22 Ministri
Dallimet mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës flasin shumë për seriozitetin e kabineteve qeveritare.