Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për amnisti, u rekomandoi Ministrisë së Drejtësisë dhe shërbimeve qeveritare që t’i sigurojnë kushtet për ekspertizë në propozim-tekstin e ligjit deri te ministritë e involvuara, si dhe deri te opinioni më i gjerë, ndërsa mori edhe vendim që miratimi i ligjit të shkojë në procedurë të rregullt, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Nga Qeveria informojnë se konform procedurës së parashikuar për miratim të ligjeve në procedurë të rregullt, teksti i Propozim-ligjit do të vendoset për shqyrtim në opinion në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të dispozitave të Republikës së Maqedonisë (RVNE, www.ener.gov.mk) dhe, siç theksojnë, në këtë mënyrë deri te ato do të kenë qasje ekspertët nga opinioni  profesionist, nga sektori civil, si dhe të gjitha palët e tjera të involvuara.

Propozim-ligji në RVNE do të jetë në dispozicion 20 ditë, në pajtim me vendimin e Qeverisë së RM-së, e cila në njërën nga seancat paraprake e ka rritur numrin e ditëve për debat publik të ligjeve që miratohen në procedurë të rregullt.

“Drafti i parë i Propozim-ligjit e përshkruan vendosmërinë nga miratimi i këtij ligji, i cili është i përkohshëm dhe do t’i përket përcaktimeve kohore të caktuara saktë”.

Në seancën e sotme, ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji përmendi se propozimi për miratimin e ligjit të ri për amnisti është shprehje e vullnetit të mirë të shtetit ndaj një grupi të caktuar të personave të dënuar, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri i madh i personave që aktualisht vuajnë dënimin me burg, si dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese”, qëndron në kumtesë.