Gazeta “Blic” e ka publikuar faksimilin e listës përfundimtare të ministrive që do t’i takojnë partive të koalicionit PANA (PDK-AAK-NISMA, AKR).
Sipas kësaj liste, Qeveria e Ramush Haradinajt do të jetë më e madhe se sa ajo e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa.
Përveç Kryeministrit, në kabinetin qeveritar do të ulën 5 zëvendës-kryeministra dhe 21 ministra.
PDK-ja, si partia më e madhe e koalicionit, do t’i ketë 6 ministri dhe një zëvendëskryeministër.
AAK-ja, pos kryeministrit, do t’i ketë vetëm 2 ministri.
Nisma për Kosovën do t’i ketë 3 ministri dhe një zëvendëskryeministër.
AKR-ja do t’i ketë 4 ministri dhe zëvendëskryeministrin e parë.
Lista Serbe do t’i ketë 3 ministri dhe një zëvendëskryeministër.
Komunitetet joserbe do t’i kenë 2 ministri.
Lista Rugova do t’i ketë një zëvendëskryeministër dhe një ministri.
Lista e plotë:
PDK:
Zëvendëskryeministër
Ministria e Financave
Ministria e Shendetesise
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve
Ministria e Integrimeve
Ministria e Drejtesise
Ministria e Inovacionit dhe Ndermarresise
AAK:
Ministria e FSK-së
Ministria e Infrastruktures
NISMA:
Zevendeskryeminister
Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale
Ministria e Arsimit
Ministria e Tregtise dhe e Industrise
AKR:
Zevendeskryeminister i pare
Ministria e Puneve te Jashtme
Ministria e Brendshme
Ministria e ZHvillimit Ekonomik
Ministria e Mjedisit
Lista Rugova:
Zevendeskryeminister
Ministria e Diaspores dhe e Investimeve Strategjike
Lista Serbe:
Zevendeskryeminister
Ministria per Kthim e Komunitete
MAPL
Ministria e Bujqesise
Komunitetet joserbe:
Ministria e Administrates Publike
Minister pa portofol.