Gjithçka nisi kur ai qëlloi me armë në ajër në rrugën “Stournari” në lagjen “Exarchia” në kryeqytetin grek. Objektivi ishte banesa e ish-të dashurës së tij.

Mediat greke shkruajnë se incidenti ndodhi mbrëmjen e 12 shtatorit, duke mobilizuar forcat e policisë për ta identifikuar atë.

Megjithatë, ata arritën të gjejnë targën e makinës së tij, të cilën e kishte mbajtur një dëshmitar i rasti.

Tre ditë më vonë, më 158 shtator, makina e tij ra në bllokadën e policisë, por në përpjekje për të ikur, ai godet forcat e rendit duke plagosur njërin prej tyre për fat të mirë pa pasoja për jetën.

Përveç targave të makinës, policia regjistroi edhe ngjyrën e saj, markën si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të identifikuar dhe arrestuar shoferin e rrezikshëm.

Pas hetimeve, ai u gjet të dielën e kaluar në zonën e Lycabettus bashkë me të dashurën 18-vjeçare. Kur makina e tij u ndal në një pikë të largët në kodër, policët u shfaqën dhe e fiksuan atë.

Brenda makinës, u gjetën 1 kg hashash, ndërsa hetimet paraprake treguan se shqiptari ishte pjesë e një grupi të huajsh mafioz që merrej me trafikun e drogës në sheshin Exarcheion.