Një 35 vjeçar kishte në gjendje kome prej 15 vjetësh, pas një aksidenti me makinë.

Por se fundmi ai ka treguar shenja jete. Kjo pasi neurokirurgët injektuan stimulues nervash në gjoksin e tij.

Burri në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.

Këto shenja i kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes “nervus vagus”, një nga 12 çiftet e nervave të trurit.

Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.