Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përgëzuar sot ushtrinë ruse dhe siriane për fitore mbi xhihadistët në qytetin sirian Dejr el Zor, ndërsa telegram urimi i ka dërguar edhe homologut të tij Bashar al Assad.
“Komandanti kryesor Vladimir Putin ka uruar komandën e ushtrisë ruse, si dhe komandën e ushtrisë siriane për fitoren e rëndësishme strategjike mbi terroristët për çlirimin e Sirisë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.