Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të padisë qeverinë amerikane për shkak të konfiskimit të përfaqësive diplomatike ruse në SHBA.

Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Putin më herët paralajmëroi se do të urdhërojë ndërmarrjen e masave ligjore për shkak të shkeljes së të drejtave të Rusisë nga ana e Uashingtonit.