​PSG-ja po fiton 6:1 ndaj Bordeaux në “Parc des Princes”.

Paris Saint Germain ka shënuar edhe golin e gjashtë ndaj Bordeaux dhe po e shkatërron në ndeshjen që po zhvillohet në “Parc des Princes”, shkruan Gazeta Express.

Për 6:1 realizoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe, në minutën e 58’, duke kompletuar kështu treshen sulmuese, pasi edhe Cavani e Neymar kanë gjetur gola në këtë ndeshje.