Neymar nuk do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain për ndeshjen e ardhshme ndaj Montpellier

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery nuk e ka grumbulluar fare Neymarin për ndeshjen e ardhshme ndaj Montpellier

Ende nuk dihet nëse mos grumbullimi i brazilianit ka të bëjë me gjestin e pahijshëm që ka bërë në ndeshje e fundit ndaj Lyonit.

Ish ylli i Barcelonës ishte përplasur me Ediosn Cavanin për ekzekutimin e penalltisë, përcjell Express.

Neymar gjatë afatit kalimtar të kësaj vere u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.