Të gjithë janë të pasionuar për ta shikuar sezonin më të ri të ”Game of Thrones” por, askush deri më sot nuk ka qenë në dijeni se shikimi i shpeshtë i tij, mund t’ju çoj në vdekje të hershme.

Sipas një studimit të ri në Institutin e Diabetit në Melburn thotë se gjetjet e 9 mijë të rriturve të cilët shikuan serialin e famshëm në orar të tej zgjatur, ka shkaktuar simptoma të çmendurisë, sëmundje të Parkinsonit apo diabet, transmeton Klan Kosova.

Kjo rezulton në faktin se qëndrimi në një divan për të parë dy episode filmash në kohë të tejzgjatur, çdo ditë rrit rrezikun e një vdekjeje inflamatore deri në 54 për qind.

Inflamacioni kronik konsiderohet tani qendror – ndër faktorët e tjerë – për shumë sëmundje duke përfshirë këto tre sëmundje.

Këto gjetje mbështesin një mori studimesh që zbulojnë rreziqet e vërteta të qëndrimit ulur për periudha të tepruara kohore.

Autori kryesor i studimit Megan Grace, i ka nxitur ata që janë të etur për të parë episode filmash të shumëfishtë në qëndrime të gjata ulur, për t’u ngritur rregullisht dhe për të shtrirë këmbët