Gjitha mediumet dje e dhanë lajmin se njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të Lëvizjes Besa, Adnan Ismaili ka marr pjesë në konventën parazgjedhore të PDSH-së. Andan Ismaili është pronar i shtëpisë botuese ‘Logos – a” dhe themelues i shumë organizatave humanitare dhe joqeveritare, nga të cilat kanë dal shumë nga themeluesit dhe njerëzit e parë të kësaj Lëvizjeje, shkruan TetovaSot.

Përpos kësaj ngjarjeje, bie ne sy edhe mungesa e përkrahësit më të fort dhe që mediumet e quajtën ‘ideolog’ të Lëvizjes Besa , ajo e shkrimtarit tonë të njohur Kim Mehmeti. Gja që i ushqen dyshimet dhe pyetjet se çka është duke ndodhë në radhët e kësaj Lëvizjeje.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare, Këshilli Opozitar që njihej nëpërmjet emrit të Kim Mehmetit, më së shumti e ndihmoi Lëvizjen Besa që të merr votat që i morri. Mungesa e përkrahjes së Mehmetit kësaj Lëvizje, në rrethet gazetareske shpjegohet me përplasjet që kanë ndodh në disa degë të Lëvizjes Besa, që kanë përfundu me nxjerrjen nga loja të kandidatëve më të mirë për kryetarë komunash./TetovaSot/