Shkenca siguron se ka disa mënyra, me anë të së cilave ju do të keni një ereksion të fuqishëm, i cili nuk humbë as nga uji i ftohtë, pa pasur nevojë për përdorimin e tabletës së kaltër.

Medical Daily, ka ofruar disa këshilla të ekspertëve nga Instituti i Studimit të Sëmundjeve Urologjike, se si të ktheni organin gjenital, në një luftëtar dashurie, që nuk dorrëzohet në asnjë mënyrë.

1. Humbni peshë
Humbja e vetëm dhjetë për qind të peshës së trupit, ka ndihmuar një prej tre meshkujve, që të kenë një ereksion të kënaqshëm.

2. Mos vazhdoni t’i bëni gjërat e njëjta në shtrat
Stimulimi i njëjtë, tek meshkujt bëhet i mërzitshëm, andaj lëvizini pak gjërat.

3. Bëni nga tridhjetë minuta ushtrime për çdo ditë
Ushtrimet ndikojnë që gjithçka të funksionon më mirë.

4. Largoni fëmijët apo bashkë-banuesit nga shtëpia
Privatësia është e rëndësishme.

5. Zgjedhni dietën Mediteriane
Në Institutin për Studimin e Sëmundjeve Urologjike, thuhet se kjo i ndihmon shanset për ereksion.

6. Shmangni stresin gjatë marrëdhënieve
Vetëm ndjenja se “duhet të kënaqni dikë” e bën më të vështirë ereksionin.

7. Leni kohë të mjaftueshme për seks
Nëse ndiheni për ngutë, nuk do jeni në disponim të mirë.

8. Mos u ndjeni sikur ju “duhet të” bëni patjetër
Nëse ndjeheni në presioni, për shembull në rastet kur duhet të ngjizni, atëherë do të keni të vështirë.

9. Mos e bëni në vende publike
Kjo mund t’ju japë shumë meshkujve “frikë të çuditshme”.

10. Ndaloni pijen
Mund të jetë e vështirë, por duhet të përpiqeni.