Dhjetëra të rinj, aktivistë, kanë protestuar dje në Tiranë për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, disa ditë më parë në kryeqytet.
Me pankarta në duar, ata bënin apel për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar krime të kësaj natyre, si dhe çdo formë të dhunës ndaj gruas.
Një foto e një vazje me një pankartë në dorë ku shkruhej “kur të nevrikosesh laj enët mos vrit gruan o …”, duket se ka tërhequr më së shumti vëmendjen.