Prindërit të cilët kanë foshnja certifikatën e foshnjës do të mund ta marrin në të gjitha 17 maternitetet në vend, derisa nëna ndodhet në maternitet. Me këtë, projekti “Mirë se erdhe bebe”, i cili u promovua para dy javëve, është në dispozicion në të gjitha maternitetet në vend.

Këtë sot e promovoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski dhe drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Gjoko Kotevski të cilët e vizituan Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

“Nënave u ofrohet mundësi, që në afat prej 48 orësh, para se të çregjistrohen nga reparti për lindje ta marrin certifikatën prej librit të amzës të të lindurve. Kusht është që të jepen letërnjoftimet e dy prindërve, të cilët duhet ta kenë caktuar edhe emrin e fëmijës. Për këtë qëllim, një ekip i sistemit Termini im, në periudhën e kaluar i vizitoi maternitetet në vend, janë mbajtur më shumë trajnime për të punësuarit dhe në praktikë testohej dhënia e certifikatës për prindërit të cilët e duan një gjë të tillë”, deklaroi Çakarovski.

Deri më tani janë lëshuar 91 certifikata për foshnjat e lindura në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri (KGJA) dhe në Spitalin special të gjinekologjisë dhe akusherisë “Nënë Tereza” në Çair. Në Klinikën për Gjinekologji, nga gjithsej 466 foshnja të sapolindura, shërbimin e kanë shfrytëzuar 33 prindër, ndërsa në Spitalin special në Çair prej gjithsej 391 foshnjave të sapolidnura, certifikatë që në maternitet kanë marrë 58 foshnja.

Këtë risi Ministria e Shëndetësisë e realizon në bashkëpunim me Drejtorinë për shëndetësi elektronike Termini Im, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë – Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës.