Qindra qytetarë kishin dalur sot në Haraçinë për të pritur kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për Kurban Bajramin.

Shumë banorë theksojnë për INA se kjo pritje nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë kryeministri apo lideri maqedonas, por rrallë edhe ndonjë figure politike shqiptare.

“Kemi dalur për ta pritur, sepse ai është njeriu që mund të na ndryshojë jetën, të na realizojë premtimet që ka dhënë. Për dallim nga disa politikanë tanë që na kanë lënë në këtë derexhe. Veç ka nisur realizimi i premtimeve dhe shpresojmë se gjithçka do të dëshmohet”, thotë për INA një banorë i fshatit.

Zaevi me buzëqeshjen dhe stilin e tij ka trokitur edhe në dyert e disa familjeve, ku i ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai përshëndetur edhe fëmijët, duke i uruar festën dhe nuk kanë munguar edhe qindra selfie me kryeministrin.

Në takimin në sheshin e kësaj komune, Zaevi në fjalimin e tij shprehur mesazhe humanizmi dhe solidariteti.

“Kjo festë dërgon gjithë mirësinë dhe ngrohtësinë dhe e bën më të  madhërishme në vetvete për shkak se  e tregon në thelb kuptimin e ekzistimit njerëzor. Mirësia ndaj tjetrit, mirësia ndaj atij që është i ndryshëm, mirësia drejt asaj që pret  dhe Zoti edhe qytetarët besoj se do të jetë orientuese për të gjithë ne që të ndërtojmë Maqedoninë që të jetë vend për të gjithë, një shoqëri  për të gjithë”, theksoi kryeministri i vendit, i cili në këtë komunë do të garojë me një kandidate shqiptare në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Zaev dhe partia e tij LSDM synon të fitojë bindshëm në Haraçinë, pasi që në zgjedhjet e fundit parlamentare, doli partia kryesore me më shumë vota të fituara, duke lënë prapa BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare.