Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka pasur sot një takim mbretëror.

Para nisjes së Invictus Games në Toronto, Princi Harry dhe Melania Trump patën një takim. Kensington Palace po ashtu postoi një foto sot pasdite nga takimi i tyre.

“Princi Harry takoi zonjën e parë të SHBA-së, e cila kryeson delegacionin amerikan në Invictus Games,” shkruante në Twitter.

Ceremonia e hapjes së Invictus Games fillon sonte, ku Trump dhe Prince Harry parashihet të marrin pjesë.

Princi Harry ka themeluar këtë eveniment për të ndihmuar veteranët e plagosur. Ngjarja e parë ishte mbajtur në vitin  2014.