Çifti i njohur Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia Zogu janë shumë të pëlqyer dhe të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.
Së fundmi, dyshja kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.
Elia ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Lekën dhe disa miq të saj, duke treguar se përzgjedhja e tyre për këtë fundjavë ka qenë bregdeti.
Ata dukeshin mjaft të bukur dhe të freskët në veshje sportive, teksa shijonin rrezet e diellit.