Igor de Camargo, lojtari i Apoel Nicosia ka dhënë një intervistë para ndeshjes së klubit të tij ndaj Real Madridit në Champions League të mërkurën.
Talenti i skuadrës Apoel ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij ku ka shënuar dy gola.
Këto ishin fjalët e tij para ndeshjes së parë ndërmjet dy klubeve në Bernabeu. ”Real Madridi, përveç Cristianos, që është një nga më të mirët nëbotë, ka një skuadër të frikshme”.
”Do të jetë një skuadër tjetër nga ajo që luajti ndaj Levantes dhe normalisht se ne do ti respektojmë ata.”
”Por edhe skuadra e tyre nuk duhet të harrojë që do të luajmë 11-të kundër 11-të në fushë. Do të bëjmë një ndeshje të mirë”.