Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar zgjedhjet në Gjermani që do të mbahen nesër. Ai ka thënë se nuk është punë e Kosovës që të interferoj në zgjedhjet atje, ndërsa në emër të popullit të Kosovës ka falënderuar popullin gjerman dhe kancelaren Merkel për ndihmën e madhe.

Presidenti në intervistën dhënë RTK-së thotë se nuk është punë e Kosovës që të interferoj në zgjedhjet e nesërme në Gjermani, ndërsa në emër të popullit të Kosovës e falënderon popullin gjerman dhe kancelarën Merkel për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në situatat më të vështira të saj.

“Nuk është e jona të inteferojmë në asnjë rrethane në këto zgjedhje, por duhet ta falënderoj kancelaren Merkel dhe popullin gjerman për ndihmën e madhe që kanë dhënë për popullin dhe shtetin e Kosovës në situatat më të vështira”, deklaroi Thaçi.

Kancelarja Merkel, sipas tij, ka treguar humanitetin, lidershipin dhe vizionin e saj, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe më gjerë, si një politikane me vizion global

. “Prandaj edhe sot edhe nesër edhe përjetësisht, shqiptarët ku do që jetojnë, në Kosovë, në Gjermani do t’i jenë mirënjohëse kancelares Merkel, të cilës i dëshirojmë sukseset më të mira”, deklaroi presidenti Thaçi.