Versioni më i ri i fuqishëm Leon me 310 kuaj fuqi ka debutuar në sallon e veturave në Frankfurt

Seat në stendën e vet ka ekspozuar modelin Cupra R, i cili disponon me 10 kuaj fuqi më shumë se sa Cupra e rregullt, me çka është barazuar për nga fuqia e motorit me Golf R të ridizajnuar.

Megjithatë, për dallim nga Golf R, Cupra R e re do të jetë e pranishme në seri të kufizuar prej vetëm 799 njësish.

Ndryshe, Seat Cupra R është e pajisur me 310 kuaj fuqi dhe me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Ata që dëshirojnë të vozitin versionin me ndërrues të shpejtësive DSG, mund të kënaqen me variantin më të dobët prej “vetëm” 300 kuaj fuqi./KP