Portugalia vazhdon të mbaj gjallë shpresat për kualifikim direkt në Kupën e Botës

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar në udhëtim ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1:0, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikim direkt.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andre Silva, pas një asistimi të Cristiano Ronaldos në minutën e 48’.

Pas kësaj fitoreje Portugalia mbetet në vendin e dytë në Grupin B më 21 pikë, 3 më pak se sa Zvicra në vendin e parë, por që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar kundër njëra tjetrës.