Një digë ka shpërthyer në lumin Guajataka në ishullin e PortoRikos pasi u godit nga uragani Maria duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme.

Autoritetet kanë lajmëruar se Shërbimi Kombëtar i Motit ka arritur në zonë po evakuon njerëzit me shpejtësi.

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën. Mos u përpiqni të udhëtoni nëse nuk do largoheni nga zona ose prisni që të merrni një urdhër evakuimi,” – thuhej në njoftimin e zyrtarëve.

Guvernatori i Porto Rikos e ka quajtur  stuhinë më të keqe në shekull. Punëtorët e digës lajmëruan se shpërtheu në 14:10, sipas orës lokale.