Elita e qeverisë së Koresë së Veriut e shpenzojn kohën e tyre – përveç qitjes së raketave dhe përpjekjes për të filluar një luftë të re botërore – duke përdorur Twitter, duke blerë këpucë dhe duke parë pornografi.

Zakonet me internetin të Shtetit Hermit janë ekspozuar nga një firmë e sigurisë kërkimore.

Pra, ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk ka akses në internet, burrat elitarë të Kim-Jong-un-kanë akses të plotë në ëorl ëide ëeb.

Dhe me këtë privilegj, zyrtarët e lartë dhe anëtarët e familjes janë në gjendje të përdorin një iPad për të “kontrolluar një llogari Gmail, për të hyrë në Google Cloud, për të kontrolluar llogaritë e Facebook dhe MSN dhe për të parë përmbajtje për të rritur”.

Ata janë gjithashtu në gjendje të “bëjnë blerje duke përdorur bitcoin, kontrollojnë Tëitterin, luajnë lojëra, video stream, dërgojnë dokumente në Dropbox dhe shfletojnë Amazonën”.

Analiza nga Recorded Future, në partneritet me Team Cymru, gjithashtu zbuloi se çdo veprim ushtarak i planifikuar nga Kim nuk është duke u komunikuar përmes internetNjë raport i cili detajon këto gjendje tregon: “Analiza jonë tregon se numri i kufizuar i udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe elitës sunduese me akses në internet janë të angazhuar aktivisht në mediat sociale perëndimore dhe popullore, lexojnë rregullisht lajme ndërkombëtare dhe përdorin shumë nga të njëjtat shërbime të tilla si video streaming dhe lojrave online.

“Dhe mbi të gjitha, ato nuk janë të shkëputura nga bota në përgjithësi apo ndikimi që veprimet e Koresë së Veriut kanë në komunitetin e kombeve”.

Ai shton: “Të dhënat tregojnë se udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe elita qeverisëse janë mbyllur në shoqërinë moderne të internetit dhe ndoshta janë të vetëdijshëm për ndikimin që vendimet e tyre në lidhje me testet e raketave, shtypjen e popullsisë së tyre, aktivitetet kriminale dhe më shumë kanë në bashkësinë ndërkombëtare. Këto vendime nuk janë bërë në izolim dhe as nuk janë të informuara sa shumë do të besonin “.

Pasqyrimi i në zakoneve të  internetit të Koresë së Veriut u bë e mundur për shkak të përpjekjeve të dobëta në fshehjen e tij, tha një raportim.

Shumë përdorues të internetit u përpoqën të përdorin një rrjet privat virtual (VPN) për të maskuar trafikun e tyre, por nuk e kishin zbatuar atë në mënyrë korrekte.