Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim prej 1 trilion dollarësh për dëmet e Luftës së Dytë Botërore

Qeveria polake mund të rihapë çështjen e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, deklaroi sot shefi polak i diplomacisë, Witold Waszczykowski.
Këto deklarata vijnë në një kontekst tensionesh mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian, tensione të rritura pas deklaratave të fundit të kancelares Angela Merkel.
Duke u shprehur shumë mbështetëse për amrrëdhëniet e mira me Varshavën, ajo kishte thënë se nuk mund të heshte mbi çështjen e shtetit të së drejtës në Poloni, objekt i kritikave të Komisionit Evropian.
I marrë në pyetje nga radioja private RMF FM, Waszczykowski tha se “vlera e dëmeve që Polonia rrezikon të citojë mund të kalojë 1 000 miliardë dollarë”.
Kjo shifër u përmend gjithashtu edhe nga kolegu i tij i Punëve të Brendshme, Mariusz Blaszczak, përcjell Atsh.
Megjithatë ai theksoi se vendimi për t’i kërkuar dëmshpërblimet Berlinit nuk i përket vetëm ministrit të Punëve të Jashtme