Njerëzit me vullnet të mirë nuk i ndal asgjë të kryejnë vepra të mira.

Këtë e dëshmon edhe ky pjesëtarë i policisë së Kosovës.

Një video e dërguar në portalin Arbresh.info shfaq momentin kur ky polic bën një gjest human.

Ai është parë teksa ndal makinën, përkatësisht në rrugën “Luan Haradinaj” dhe largon një pëllumb i cili siç duket ishte i lënduar.

Polici e largon atë që të mos shtypet nga makinat tjera që janë në qarkullim.