Një grua në gjendje të dehur ngiste rrezikshëm veturën e saj, ajo u ndalua falë sakrificës së një gruaje tjetër e cila bëri çmos për ta ndaluar atë.

Pasi panë lëvizje të pakontrolluara, vërejtën se veturën po e nget një grua në gjendje të dehur. Andaj, kjo grua vendosi që të sakrifikoj veturën e saj për ta ndaluar gruan e dehur e cila po rrezikonte vetën dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik, transmeton Express. Gjithsesi, ajo gjatë gjithë kohës komunikonte me policinë për ti njoftuar me veprimet e gruas së dehur.