Ishte ora 22:00 e mbrëmjes së premte kur një seri të shtënash befasuan lagjen Charmilles të Gjenevës.

Një person ka gjuajtur në rrugë disa herë në drejtim të një njeriu i cili është plagosur rëndë, shkruan RTS ( Radio televizioni zviceran) në faqen e internetit.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për dy shqiptarë të Kosovës.

Sipas Tribune de Genève, policia kishte marrë shumë telefonata për ngjarjen e ndodhur në rrugë. Një i dyshuar u arrestua pas pak në zonë.

I plagosuri ka marrë një plumb në gjoks dhe është dërguar në një gjendje të rëndë në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik. “Forca të madhe policore u vendosën në zonë”, kanë dëshmuar edhe shumë qytetarë.

Sipas disa dëshmitarëve, autori i plagosjes së rëndë një 52-vjeçar, synonte që të vriste personin tjetër, bëhet fjalë për 43-vjeçar. Duket se të dy burrat kanë pasur mosmarrëveshje që më parë.

Për rastin në fjalë është hapur një hetim, i cili është besuar policisë kriminale, nën drejtimin e Prokurorit Publik.